in

Zemaj me urim për fillimin e mësimit

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka uruar nxënësit, prindërit dhe personalin arsimor për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, që fillon nesër, më 18 janar. Ai, në një postim në Facebook, fton të gjithë që me fillimin e procesit të mësimit të respektohen masat kundër koronavirusit.  

“Të nderuar prindër, nxënës dhe personel arsimor,

Me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju uroj sukses.

Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.

Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësitë e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit.

Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm!”, ka shkruar Zemaj.

Lini një Përgjigje

Policia arreston Kritikun e Kremlinit Navalny, posa zbarkoi në Moskë

Politikanë të njohur që mbetën jashtë listave për deputetë