Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, në një postim në Facebook, ka shkruar në superlativ për Imzot Mark Sopin, të cilin, siç shprehet ai, e ka shquar humanizmi, atdhetaria, toleranca dhe fryma e shqiptarizmit.
“I nderuar që me ftesë të Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, mora pjesë në meshën solemne të rivarrimit të Imzot Mark Sopit në 15 vjetorin e vdekjes së tij.
Trupi i këtij humanisti të madh do të prehet në Kriptën e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë, aty ky tashmë është bërë rivarrimi simbolik i Imzot Pjetër Bogdanit dhe rivarrimi i eshtrave të Imzot Nikë Prelës.
Imzot Mark Sopi ishte njeriu i madh i Kosovës në momentet e vështira për kombin, duke qenë një prind i vërtetë që i do fëmijët e tij të bashkuar. Humanizmi, atdhetaria, toleranca e fryma e shqiptarizmes e kanë përshkuar gjithë jetën e Imzot Mark Sopit”, ka shkruar Hoxhaj.


