in

Gjilani dhe LDK-ja aspirojnë fitoren

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh i propozuar nga LDK-ja për të parin e Ekzekutivit në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka vizituar Gjilanin, ku është takuar me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie. Këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet postimit në rrjetin social Facebook.

“Gjilani dhe LDK-ja synojnë fitoren e radhës të Republikës së Kosovës!

Në takimin me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e degës sonë, dominoi energji pozitive dhe mobilizim për fitoren e madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Do të vazhdojmë me punë të mirë dhe të ndershme, që e ardhmja jonë të mbetet në orientimin e duhur, perëndimin.

Zoti e bekoftë Gjilanin! Zoti e bekoftë LDK-në!”, është shprehur Hoti.

Lini një Përgjigje

Rritet shqetësimi për shpopullimin e Shqipërisë

Debati mbi regjistrimin e popullsisë në Maqedoni