in

Katër anëtarë të një familje vdiqën në një aksident trafiku

 

 

Katër anëtarë të një familjeje kanë vdekur sot në një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Rubik, ndërsa një fëmijë ka mbetur i lënduar rëndë.

Sipas Expressit kryefamiljari B.A ishte shtetas i Kosovës, ndërsa gruaja e tij A.A, shtetase e Shqipërisë.

Viktima kanë mbetur edhe dy fëmijët e mitur K. K, 11 vjeç, dhe M. A, 6 vjeçe.

E mbijetuara e vetme e familjes nga aksidenti tragjik është 3-vjeçarja V. A, e cila është transportuar te Spitali i Traumës.

Mësohet se dy automjete, një Citroen dhe një kamion, janë përplasur me njëri-tjetrin.

“Në Aksin Rrugor Rrëshen Rubik, Rruga e Kombit, te karburant “Toma”, ka ndodhur një aksident rrugor midis mjeteve Citroen dhe mjeti kamjon ku si pasojë e aksidentit dyshohet per 4 viktima. Grupi hetimor dhe Shërbimi Zjarrfikës ndodhen në vendngjarje“, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Lajm i plotësuar: Mësohet për viktimat nga Kosova në Rrugën e Kombit në Shqipëri

Shqipëri, 5 viktima dhe 660 pozitivë me koronavirus