in

Kurti e përsërit se këto zgjedhje do të jenë referendum

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim mes Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit që të jenë në një listë të përbashkët u mbajt edhe një konferencë shtypi. Më poshtë po ua sjellim fjalimin e plotë të liderit të Vetëvendosjes:

Fjala e Kryetarit Albin Kurti:

Sot, kur na ndajnë saktësisht një muaj nga zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë, jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë që do të garojmë bashkë në një listë. Presidentja në detyrë Znj. Vjosa Osmani dhe unë, ish kryeministri, me subjektet tona politike do të na gjeni në të njëjtin vend e për të njëjtin qëllim.

Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën porsa e nënshkruam këtu para jush, për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për një shoqëri me shëndet, punësim e arsim për të gjithë qytetarët, pa dallime, diskriminime e favorizime.

Në fushatën zgjedhore do të jemi dhe angazhohemi bashkë. Të shtunën e 16 janarit e dorëzojmë listën e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri por edhe për presidente të re. Ne e kemi presidenten, ajo e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet, e ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje që janë referendum, duhet ta rilegjitimojmë këtë.

Sigurisht se kemi shumë punë përpara por edhe një fitore të madhe. Jemi të zellshëm e të palodhshëm. Do të shërbejmë me përulësi për lirinë dhe barazinë e qytetarëve, për progresin dhe suksesin e shtetit.

Lini një Përgjigje

Vjosa Osmani garon në listë të përbashkët me Vetëvendosjen

Hoti nënshkroi vendimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë