in

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, aderon në PDK

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka prezantuar ardhjen e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili i është bashkuar sot PDK-së.

Hoxhaj është shprehur se ardhja e Qalajt është dëshmia e radhës se Partia Demokratike ka hapur dyert e saj për kuadro të reja profesionistësh dhe për të gjitha ata që duan të kontribuojnë në Rimëkëmbjen e Kosovës.

“Së bashku me zotin Qalaj do ta kemi programin më të avancuar për Rimëkëmbjen e sektorit të sigurisë, i cili është goditur nga dy qeveritë e fundit. Kosova ka nevojë për Rimëkëmbje të sektorit të sigurisë dhe jo për qeveri që i lënë me ushtrues detyre edhe Policinë edhe AKI-në, në një kohë kur vendi ishte i kërcënuar jashtë dhe brenda.”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se Rashit Qalaj, me përvojën e tij të madhe në fushën e sigurisë, do të jetë motori i Rimëkëmbjes që PDK do ta sjellë në sektorin e sigurisë.

Ndërkaq, Rashit Qalaj duke e falënderuar Hoxhajn për pritjen ka thënë se është i nderuar që nga sot do të jetë anëtar i PDK-së, partisë së rimëkëmbjes për Kosovën, ku ka shumë miq, shokë e bashkëluftëtarë që kanë ndikuar në etapa të ndryshme të zhvillimit të vendit.

Sipas tij, vitin e fundit kanë ndryshuar rrethanat nga degradimi në institucionet e sigurisë, si pasojë e politikës dhe kjo është arsyeja që ka vendosur të kyçet vetë në politikë.

Lini një Përgjigje

Nesër formohet Fondi Emergjent për sanimin e dëmeve nga vërshimet

Nëse është e vërtetë ajo që thuhet, do të ishte lajm tepër shqetësuese dhe i papranueshëm