in

Kisha katolike shqiptare gjithmonë i ka nderu figurat kombëtare

Suzana Gashi

Profesor Çeta është një figurë kombëtare, figurë publike që del jashtë domenit të jetës private (sa më i madh publiciteti, aq më e vogël privatësia).

I gjithë ky reagim për shtatoren e Anton Çetës, e cila, mbase, pritet të vendoset në oborrin e Katedrales! Sa për info, është edhe një figurë tjetër e madhe kombëtare, shtatorja e të cilit pritet mu vendosë në oborrin e Katedrales. Mua po me vjen çudi se si masa nuk reagoi në të njëjtën mënyrë kur Instituti Albanologjik refuzoi të vendosë shtatoren e Anton Çetës në oborrin e saj! Me gjithë respektin, kjo vlen edhe për familjen e prof. Çetës.

Profesor Çeta është një figurë kombëtare, figurë publike që del jashtë domenit të jetës private (sa më i madh publiciteti, aq më e vogël privatësia) dhe secili prej nesh ka të drejtë të krenohet me kontributin e tij, njëjtë sikur me atë të Nënë Terezës. Unë personalisht me pasë mundësi do ta kisha vendosur shtatoren e tij ne oborrin e shtëpisë time, pa pas nevojë me kërku leje prej askujt. Fakti që vendoset në oborrin e Katedrales nuk do të thotë që ndryshohet konteksti i kontributit të tij kombëtar. Përkundrazi, Kisha katolike shqiptare, për aq sa di unë, gjithmonw i ka nderu figurat kombëtare, pa marrë parasysh përcaktimin fetar.

Krejt në fund, po du me përmend edhe diçka që ndoshta nuk e ka vendin këtu, por disi po ndërlidhet me situatën e krijuar nga reagimet e publikut. Ka kohë që para hymjes së Katedrales janë vendosur kontejnerë me mbeturina dhe secili besimtar që shkon në Kishë duhet se pari te kalojë pranë këtyre kontejnerëve. Kjo është diçka që nuk kam dëshirë me pa para asnjë tempulli. Çuditërisht as për këtë nuk ka pasur reagim nga këta që po reagojnë për shtatoren.

Lini një Përgjigje

Këtë vend duan ta kthejnë edhe njëherë në një vilajet të mjerë

Shpirtmadhësia e Antonit i trishton xhuxhët rrahagjoksë