Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj:
Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta:
Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.
Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.
Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket. Nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive.
Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve”, ka thënë ai në një shkrim në Facebook.
Më tej, ai ka thënë se këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët dhe se nuk do të ketë lëvizje nga këto parime