in

Mbytet një person në lumin Kir

Policia e Shtetit e Shqipërisë ka bërë të ditur se në fshatin Mes, Postribë, Shkodër, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi M. U., 47 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë, nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Moisi Habilaj zhduket në mënyrë misterioze në Itali

Masakër shqiptarësh në Greqi