in

Vjosa Osmani takime me zyrtarë të lartë të BE-së

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, shkoi në Bruksel, ku do të ketë takime me zyrtarë të Belgjikës, si dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Radio Evroipa e lirë raporton se Osmani pritet të takojë të martën presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasolli, dhe komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

BE-ja i ka konfirmuar këto takime, por nuk ka dhënë hollësi rreth temave që pritet të diskutohen.

Sipas burimeve të BE-së, pritet që të flitet për situatën aktuale në Kosovë, për procesin zgjedhor, për përballjen me pandeminë e koronavirusit, si dhe për dialogun me Serbinë.

Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare, më 14 shkurt. Sa i përket këtij procesi zgjedhor, në BE janë shprehur më herët se presin që ai të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me standardet evropiane.

BE-ja pret që edhe pas zgjedhjeve, pa marrë parasysh se kush do ta formojë Qeverinë e ardhshme, Kosova të vazhdojë përkushtimin për dialog me Serbinë, të cilin e lehtëson vetë BE-ja.

Në takimet e Osmanit me zyrtarë të BE-së pritet të flitet edhe për ndihmën që i ofron Bashkimi Evropian Kosovës në përballje me pandeminë e koronavirusit, e sidomos për përgatitjen për fushatën e vaksinimit.

Lini një Përgjigje

Shqipëri, 6 humbje jete dhe 376 raste të reja me COVID-19

Schwarzenegger krahason Trumpin me Hitlerin