Ju të cilët që 20 vite për interesa të juaja personale apo grupore e klanore ia lodruat nënën këtij vëndi ,duke filluar nga veprimet më të ulëta në parlament më sharje e fyrje të njeri tjetrit, duke mos marrë pjesë në votime për Vendime në interes të qytetarëve, ju që zhvatët buxhetin e Kosovës më katër milion euro për një vit për vetëm 14 ligje të miratuara për një vit ,ju që për 20 vite nuk pushuat se gllabëruari pasuritë e Kosovës , ju që për nga një grusht para në procesin e privatizimit plaçkitet fabrikat duke I lënë në rrugë mijëra punëtor, ju qe bletë për nga një euro arin e tokave të Kosovës …. Ju qe po e shani djepin qe ju ka rritë … Ju … Ju… që shumica ishte dashtë të përgjigjeni para ligjit për të bëmat e juaja, kësaj radhe mos ja mësyni listave zgjedhore …
Shkruan: Halil Gashi
Liria dhe shpallja e Pavarësisë se shtetit të Kosovës, ndërtimi i institucioneve themelore të shtetit të Kosovës, miratimi i Kushtetutës se Republikës se Kosovës , ngritja e institucioneve të shëndetit dhe arsimit dhe një varg punëve në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, ndërtimin dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës, padyshim se janë akte sublime në ketë rrugëtim mbi 20 vjeçar të Republikës se Kosovës , për çfarë kontribuon shumë atdhetar të devotshëm të gjitha brezave që deshën lirinë dhe Pavarësinë e shtetit të Kosovës , Që të gjithë ata që kontribuon në këtë rrafsh janë patriotët dhe heronjtë e shtetit më të ri në botë të Republikës se Kosovës .
Por për fat të keq në këtë rrugëtim u futën edhe shumë të tjerë të cilët kishin qëllim përfitimet personale , grupore , klanore e fisnore ,u futën shumë matrapazë e militant të pa dijshëm shumica nga të cilët I lanë delet e ngujuara ose buallicat në pus dhe ia mësyn institucioneve të shtetit deri në maja të pushtetit. Të tillët të ndihmuar nga shefat e tyre ia bënë një mijë të zeza këtij vendi. Ata ,në emër të privatizimit të fabrikave i plaçkitën ato për një grusht parash duke bërë një mijë e një qind marifete, shantazhe e kërcnime dhe I lanë në rrugë punëtoret e këtyre fabrikave njësoj si Serbia kur i përzuri në vitet e 90-ta. Grupe të tilla blenë edhe për nga një euro arin e tokave të pronës shtetërore, quan trasetë e autostradave drejt pronave të tyre dhe përfituan miliona nga shpronësimet. Vodhën e vazhdojnë të vjedhin miliona nga autostradat dhe asfalti në përgjithësi, prenë dhe sakatuan pyjet tona të ruajtura për më shumë dekada, degraduan lumenjtë duke ua gërryen shtratin dhe duke i shndërruan në gërmadha që rrezikojnë në çdo hapë sigurinë e qytetarve. Sikurse kjo ju duk pak, ata filluan të shkatrrojnë edhe lumenjtë që i jepeshin bukurin bjeshkëve dhe pyjeve tona duke ndërtuar hidroelektrana dhe duke degraduar tersisht ata lumenj duke I future ne gypa …Përpos grryerjës se shtratit të lumenjve këta “ patriot “tani po gërryejnë edhe shumë Kodrina më gur thyesit e tyre duke ia mësy zemrës se këtyre tokave . A do të dal dikush ti ndaloi këta keqbërës dhe shkatërrues se pasurive që ia fali zoti Kosovës.
Të zezat e këtyre zezonve të Kosovës nuk mbarojnë me kaq. Të zeza të mëdha I sollën Kosovës për këto vite edhe shumë matrapazë të zgjedhur e të pazgjedhur në Parlament apo institucione të shtetit të Kosovës. Në këto vitet e fundit, Parlamenti i Kosovës më shumë i përngjante Arenës se Gladiatorëve ku luftohej për jetë a vdekje të interesave të ngushta partiake, ku krijoheshin kauza të rreme të cilat më pas shendrroheshin në mjet për të ardhur në pushtet, ku dominonte gazi lotsjellës dhe ku sulmohej çdo gjë që ishte progresive. Kauza të tilla na lanë duke u marrë më vetëvetën edhe besa na mbajtën larg integrimeve europiane dhe na lanë pa liberalizim të vizave, e lanë popullatën dhe rininë e Kosovës të ngujuar, kurse për vet kanë siguruar pasaporta diplomatike, pasporta të Shqipërisë, disa kanë edhe pasaporta azilantësh në shtetet e Përendimit e dikush ndoshta edhe pasaporta të Serbisë. Të tillëve nuk ju vyen liberalizimi i vizave e për popullin dert….
Për të mos u mjaftuar më kaq, shumë nga këta keqbërës i mysen buxhetit të Kosovës përmes formave të ndryshme qoftë si veteran të rrejshëm, qoftë si deputet të parlamenti grindavec (më disa përjashtime të cilët meritojnë respekt) , të tjerët ishin të pa denjë për interesa qytetare, por të shndërruar në kukulla të liderëve të tyre partiak, të cilët bëjnë gara kush më shumë e lavdëron liderin dhe kush më shumë i shanë kundërsharët politik,që të jepte më kuptua se ke të bëjë më një rrugaçëri politke .
Tani kur gjendëm para zgjedhjeve të reja Parlamentare, partitë politike kanë intensifikua rekrutime e forcave të reja ( të vjetra) dikush po forcohet më marksistë-leninist, erdoganistë , disa kanë edhe transfere të qëlluara, por ka edhe shumë avanturierë të cilët bëjnë “hyxhym” që të rrasen ne” safin” e parë për të përfituar sa më shumë që mundën .
Dhe krejt për fund Ju të cilët që 20 vite për interesa të juaja personale apo grupore e klanore ia lodruat nënën këtij vendi, duke filluar nga veprimet më të ulëta në parlament më sharje e fyerje të njeri tjetrit, duke mos marrë pjesë në votime për vendime në interes të qytetarëve, ju që zhvatët buxhetin e Kosovës më kater milion euro për një vit për vetëm 14 ligje të miratuara për një vit ,ju që për 20 vite nuk pushuat se gllabëruari pasuritë e Kosovës , ju që për nga një grusht para në procesin e privatizimit plaçkitet fabrikat, duke i lënë në rrugë mijëra punëtor ju që bletë për nga një euro arin e tokave të Kosovës …. Ju qe po e shani djepin qe ju ka rritë….. Ju sahanlepirës…. Ju….që shumica ishte dashtë të përgjigjeni para ligjit për të bëmat e juaja, kësaj radhe mos ja mësyni listave zgjedhore ngase populli tani ju njeh cilët jeni…