in

Është mbajtur seanca ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Ka përfunduar seanca e sotme e ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, në Dhomat e Specalizuara në Hagë.

Lidhur me këtë Zyra e Prokurorit të Specializuar, pranoi që disa dokumente t’ju dorëzohen deri më së largu më 19 shkurt.

Ndërkaq, sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar ”nxjerrja e dokumenteve të parashikuara në bazë të një neni, do të bëhet deri më 19 shkurt”, bëri të ditur gjykatësi Nicolas Guillou.

Pas kësaj Guillou sugjeroi që konferenca e radhës të mbahet nga periudhat 24 dhe 26 shkurti.

Në fund të seancës u propozua që më datë 5 mars të mbahet konferenca e radhës, por për vendimin zyrtar dhe datën e përcaktuar pritet të ketë një konfirmim ditëve në vazhdim. /Zëri

Lini një Përgjigje

Vetura përfundon në një pompë derivatesh në Veternik

Zëvendësuesi i Engelit e quante Milosheviqin kriminel të tmerrshëm