Sali Gjuka dhe Bedri Pejani firmetar të aktit të pavarësisë se Shqipërisë në Vlorë në vitin 1912. Ata në atë Kuvënd përfaqësonin Dukagjinin , Plavën dhe Gucinë . Njëherit, Peja kishte edhe tre firmëtarë të tjerë të Pavarësisë në Vlorë dhe atë Zenel Begolli, Qerim bej Begolli dhe Dervish bej Ipek/Peja.
Në Retrospektivë
Për mua ishte një gëzim i madh që arrita ditën për të parë bustin e kushëririt tim te parë ne vendin e lindjes se tijë, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, më kishte thënë atëbotë tani i ndjeri Halil Gjuka, kolonel i pensionuar i Armatës shqiptare i cili kishte ardhur ato ditë në Pejë nga Tirana për të marrë pjesë në përurimin e bustit të Sali Gjukës dhe Bedri Pejanit, firmëtarët të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Njëherit, Peja kishte edhe tre firmëtarë të tjerë të Pavarësisë në Vlorë dhe atë Zenel Begolli, Qerim bej Begolli dhe Dervish bej Ipek/Peja . Sali Gjuka ishte zgjedh ato ditë zëvendësministër i arsimit në Qeverinë e parë shqiptare te Isamil Qemajlit cili ishte dora e djathë e Luigj Gurakuqi
Shkruan : Halil Gashi
Ishin të fuqishme dhe të pa përshkrueshme emocionet e Halil Gjukës duke folur për kushëririnë e tij të parë Sali Gjukën i cili se bashku më firmetërin tjeter Pejanë të Dekleratëss se Pavarësisë Bedri Pejanin të cilët në aktin e shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë me 1912 në Vlorë ata përfaqësonin Dukagjinin , Plavën dhe Gucinë. Keta dy patriot te kombit në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë se Shqipërisë se bashku ju kthyen te njëjtën ditë qytetit të lindjes por kësaj radhe të derdhur në bronz, njeri ne vatrën e diturisë në oborrin e Gjimnazit Bedri Pejani dhe Sali Gjuka aty para Pallatit te kulturës , këta dy kolos të kombit sot kujtohen me më respekt të thellë nga bashkëqytetarët e tyre të Pejës por edhe nga vizitorët tjerë që vizitojnë Pejën.
Halil Gjuka djali i Hamëz Gjukës thotë se nga i ati kishte mësuar se Shtëpia Sali Gjukës në Shkup u bë qerdhe e patrioteve shqiptar ku bisedohej dhe bëheshin plane dhe merreshin vendime për domosdonë e shkëputjes së trevave shqiptare nga kthetrat e Perandorisë osmane. Pikërisht në shtëpinë e Sali Gjukës në Shkup kanë filluar shumë nisma për Pavarësiën e Shqipërisë ngase në atë kohë forcat armiqësore të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Greqisë donin të gllabëronin trojet shqiptare. Sali Gjuka dhe patriotet si Hasan Prishtina, Bedri Pejani , Bajram Curri dhe shumë të tjerë të prirë nga Ismail Qemali , Gurakuqi etj duke parë ketë rrezik se nëse nuk shpallët Pavarësia e Shqipërisë atëherë do të vihej në pikëpyetje si edhe mbijetesa e shqiptarëve si komb.
Gjithnjë sipas Halil Gjukësi cili në nje bisedë me te ato ditë, Ai i kishte rrëfyer autorit të këtij shkrimi se ato ditë në Qeverine parë më kryeministër Ismaili Qemalin , Sali Gjuka u ngarkua si ndihmës i Gurakuqit dhe për hapjen e shkollave edhe ai shkoi në Beratë si inspektor dhe organizator i shkollës shqipe gjë që nuk u shkoi për shtati turkoshakëve dhe grekofonëve të cilët nuk lanë gurë pa lëvizur për ta penguar dhe parandaluar veprimtarinë e Sali Gjukës por megjithatë Saliu më aftësite e tij edhe prej publicisti më shkrimet e tija të ndezura mbante gjallë frymen e patriotizmin dhe thyente barrierat që i dilnin në rrugë. Veçohen shkrimet e tij të ndezura për burrat e Dukagjinit , bujarinë, trimërinë dhe fisnikërin e tyre. Ai ngriste në pediestalë edhe rrlin e gruas-nënës dukagjinase të cilat që nga ninullat e para mbillnin në zemrat e fëmijëve të tyre ndjenjat patriotike , atdhedashëse dhe virtytet më bujare të popullit tonë shqiptarë.
Halil Gjuka kujtonte ato ditë se kushëriri i tij i parë Sali Gjuka dhe bedri Pjani ishin edhe organizatorët e kongresit të Lushnjës , Kongres ky me rëndësi historike për Shqipërinë e atëhershme.
Mirëpo Patriotët e shquar të kombit kanë patur edhe kundërshtarët e tyre siq kishte edhe Sali Gjuka thoshte kushëriri i tijë . Forcat e errëta të asaj kohe duke parë aftësinë e tij të madhe si patriot i kombit arritën që me akuza të rrëme se kinse Sali Gjuka ka marrë pjesë në vrasjen Zafir Ejupit arritën që Sali Gjukën ta fusin në burg , burgosja e të cilit siç thotë Halil Gjuka ishte komplot ndaj kosovarëve të cilët ata nuk i donin këtë kurdisje arritën qe Sali Gjukën ta dënojnë 10vite burgim nga të cilat 4 i ka bërë në një burg të rëndë mesjetarë më trajtime jashtëzakonisht të rënda ku edhe u sëmur rëndë deri në gradën e fundit nga sëmundja e mushkërive. Në një gjendje të tillë të rënd shëndetësore ai u lirua nga burgu dhe erdhi të djali i xhaxhait të tij Hamz Gjuka në Vlorë i cili dhe mbante një hotel. Për shëndetin e tij filloi të kujdeset dr.Ali Mihajli një patriot i shquar Kosovarë i cili kishte shëruar dhe Hamzën nga plagët e marra në përleshjet më bashibuzukët e Haxhiqamilit ku patë vajtë edhe Isa Boletini për ti mundur forcat e Haxhiqamlit.
Halil Gjuka edhe pse i shtyrë në moshë mbante mend kujtimet e nënës së tij për kushëririnë e tij të parë Sali Gjukën e cila kujdesej më duart e saj për ilaqet qe duhej ti merrte Sali Gjuka . Ajo si Krutane çmonte lartë vetit e Sali Gjukës i cili kishte moto se nuk mund të ketë njeri pa pend dhe pushkë .
Sali Gjuka ishte martuar në Berat dhe kishte tre fëmijë , vajza e parë kishte emrin Lavdije dhe emri i sajë lidhej më Pavarësinë e Shqipërisë si Lavdi, vajza e dytë quhej Denore e cila kishte lind disa ditë pasi që Saliu ishte burgos dhe emri i saj kujtonte dënimin e babait të saj, ndërkaq Tomori djali i Sali Gjukës mbante emrin malit Tomor duke dëshiruar që trimat të kenë lavdin sa më të lart.
Sali Gjuka pasiqë humbi të gjitha shpresat për shërimin e tij u kthy në Berat ku mbylli sytë përgjthmonë në vitin 1926. Duke lënë pas veti një trashëgimi dorëshkrimesh të cilat duhen të jenë në arkivin e shtetit në Tiranë dhe të cilat kërkojnë studim për të ndriçuar edhe më shumë jetën dhe veprën patriotike të këtij intelektuali i cili dha kontributin e tij të madh në aktivitetet për shpalljen e Pavarësisë.
Duke degjuar rrefimin e këtij ushtaraku të lartë më origjinë Kosovare në kokë më sillej vërdallë mendimi se sa pak ne dijmë për njëri tjetrin, se sa i madh është numri i veprimtarve të kauzës shqiptare të cilët i ka mbulu pluhuri i harresës . Ata meritojnë shumë më tepër kujdes të kësaj gjenerate dhe gjeneratave që vijnë për të ndriçuar veprimtarinë dhe kontributin e tyre në rrafshin kombëtar dhe duke i radhitur në vendin e merituar të historisë sonë kombëtare.


