in

Zemaj jep një lajm për të lënduarit në Ferizaj

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se sot, herët në mëngjes, me dy  aeroplanë, janë dërguar për trajtim në spitalet e Turqisë dy pacientët e parë në gjendje më të rëndë, të lënduar nga eksplodimi i bombolës së gazit në Ferizaj, ndërsa dy të tjerët janë në pritje të nisjes.

“E falënderoj nga zemra ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sakar, i cili me përkushtim të pashoq, u angazhua për trajtimin këtyre pacientëve që kanë pësuar djegie të shkallës më të lartë dhe janë më të rrezikuar.

Pacientët tjerë të lënduar nga shpërthimi i gazit, po marrin trajtim nga institucionet tona shëndetësore dhe profesionistët më të mirë që ka vendi, duke e bërë më të mirën e mundshme për secilin nga të lënduarit”, ka shkruar Zemaj.

Lini një Përgjigje

U konfirmua fitorja e Joe Bidenit

Protestuesi shqiptar pro-Tramp, dikur ka vrarë 6 vetë e qëlluar 40 të tjerë