Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar pas ngjarjes së pa precedent që po ndodh aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ngjarja e sotme në Capitol Hill më kujton muajt e mi të parë në Kosovë, kur disa politikanë hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit për t’i bllokuar deputetët. Ashtu si sot, politikanët ishin të gatshëm ta japin demokracinë për ta arritur pushtetin. “, ka shkruar Delawie në Twitter.
“Demokracia e Kosovës mbijetoi. Kosovarët kanë synuar që shteti i tyre të jetë si SHBA-ja. Me kryengritjen e sotme, të inspiruar nga Trumpi, a do të na kenë model shtetet e tjera? Ndoshta, pasi përpjekja eshtë mposhtur. Megjithatë, unë dyshoj”, ka vazhduar tutje Delawie.