in

Shumë të plagosur në protestat amerikane

Një person është qëlluar në Kryeqytetin e SHBA-së ndërsa dhjetëra mbështetës të Presidentit Donald Trump iu sulën ndërtesës së kongresit amerikan dhe u përleshën dhunshëm me policinë.

Kjo sipas një personi që është i njohur me situatën e atjeshme për The Associated Press në kushte anonimiteti.

Rrethanat e sakta përreth të shtënave janë të paqarta sepse ende po mbretëron një situatë kaotike. Personi tha që viktima ishte dërguar në një spital, por nuk dihet se në çfarë gjendje shëndetësore janë.

Të shtënat erdhën ndërsa qindra mbështetës të Tramp-it thyen perimetrat e sigurisë dhe hynë në Kapitolin e SHBA-së ndërsa Kongresi po mblidhej, dhe që pritej të votonte për afirmimin e fitores presidenciale të Joe Biden. Trump ka ngritur mbështetësit e tij duke pretenduar se ka pasur mashtrime të përhapura të votave për të shpjeguar humbjen e tij. 

Lini një Përgjigje

Albin Kurti deklarohet pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Biden deklarohet rreth situatës kaotike