in

Anëtarësia në Mitrovicë i mbetet besnike LDK-së

Nën drejtimin e kryetarit Safet Kamberi, është mbajtur mbledhja e parë e Kryesisë së Degës së LDK në Mitrovicë, në të cilën u shqyrtuan përgatitjet për realizimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Kosovë.

Hysni Syla

Kryetari Kamberi, pasi njoftoi anëtarët e pranishëm të kryesisë për takimet e mbajtura të Kryesisë së LDK-së në Prishtinë dhe për kriteret për propozimin e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen në muajin e ardhshëm.

Ai tha në vazhdim se nga Dega e LDK-së në Mitrovicë mund të propozohen për deputetë në Kuvendin e Kosovës tre kandidatë. “Ata duhet të jenë anëtarë të devotshëm të LDK-së, veprimtarë të dalluar të saj dhe të përkushtuar për realizimin e politikave të LDK-së”, tha Kamberi.

Në këtë takim të kryesisë gjendja në strukturat e degës dhe të nëndegëve u vlerësua si e mirë dhe e qëndrueshme. Lidhur me shkrimet nëpër disa portale dhe medie se kinse një numër i kryetarëve të nëndegëve dhe veprimtarëve të degëve po i bashkëngjiten iniciativave të ndryshme. u tha se ato janë të pa vërteta.

Anëtarët e pranishëm në mbledhja konstatuan njëzëri se iniciativë së përmendur, i janë bashkëngjitur vetëm dy ish kryetarë të dy nëndegëve (që ishin shkarkuar muaj më parë për veprimtari kundër vendimeve të Degës LDK-së dhe dy të tjerë që bashkë me këta që u përmendën, ka mbi gjashtë vjet që kanë votuar kundër LDK-së e për interesa të partive të tjera.

Kryetarët e këtyre katër nëndegëve, bashkë me disa bashkëpunëtorë të tyre dhe me disa ish veprimtarë, që shkonin vetëm pas interesave të tyre, në zgjedhjet e fundit për kryetar të Mitrovicës, kishin bërë fushatë të hapur e të egër kundër kandidatit të degës së LDK-së Safet Kamberi.

Dhe jo vetëm që kishin bërë fushatë kundër Kamberit, por ata kishin kishin ftuar anëtarësinë e LDK-së që të votojnë kandidatët e PDK-së dhe AKR-së për kryetar të Mitrovicës, duke arritur kështu që të bindin disa prej tyre, gjë që kishte mjaftuar që Kamberi të mos fitoj, ani pse kishte performuar shkëlqyeshëm dhe ishte kandidati më serioz.

Lini një Përgjigje

Tahir Zemaj-fundi tragjik i një ushtaraku

RoLPIK: Popullata mendon se personat me pushtet janë të paprekshëm nga ligji