Një shpërthim ka ndodhur sot para pak minutave në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë se numri i personave të lënduar është 24, dy nga të cilët janë në gjendje të rëndë.
Dy personat që janë në gjendje të rëndë, janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim, ka thënë ndër të tjera Jashari.
Gjithashtu ai ka thënë se zjarri ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në kuzhinën e një restoranti në këtë qendër tregtare.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe QKUK-në për të pyetur për gjendjen e personave të lënduar, të cilët thanë se nuk kanë arritur ende.