in

Vrapuesja e Dardanisë- ikonë e portalit Dardania Press

 

Haxhi MEHMETAJ, arkeolog

 

Këtë veper të papërsëritshme, gjetje të rastit e dërgoi në Muzeun Britnik (British Muzeum) të Londrës, ku ndodhet edhe sot, arkeologu anglez artur J. Evans në gjysmën e dytë të shek. XIX. Vrapuesja e Dardanisë, e gjetur në Prizren i takon afërsisht fundit të shekullit VI apo fillimit të shek. V para Krishtit.

 

Nder veprat më të bukura të artit të skulpturës së imët, jo vetëm në Dardaninë qendrore (Kosovën e some), por edhe në Gadishullin Ilirik do radhitur shtatorën e një vajze të gjetur në Prizren. Këtë vepër të papërsëritshëm, gjetje të rastit e dërgoi në Muzeun Britnik (British Muzeum) të Londrës, ku ndodhet edhe sot, arkeologu anglez artur J. Evans në gjysmën e dytë të shek.XIX.

Vajza është veshur më një fustan (kiton), të gjatë e të hollë i cili i lë të zbuluar një pjesë të kraharorit, gjirin e majtë, dhe këmbët deri mbi gjunjë. Nën fustan që është veshur drejtpërsëdrejti në trup ravijëzohen konturat e trupit të zhvilluar harmonik e muskulor dhe beli i ngushtë. Vajza është përjetësuar në një pozicion vrapimi,më kokë të kthyer nga ana e djathtë, këmbë të majtë të hedhur përpara,  kurse këmben e djathë e cila peshën në gishtërinj e ka të lakuar të lakuar në gju. Më pëllëmbën e dorës së djathë ka ngritur ngrit fustanin deri mbi gju p՞r të mos e penguar në vrapim, ndërsa dorën e majtë e ka të lakuar në bërryl dhe e mban në lartësi të belit.

Më frymëzim të veçantë janë punuar edhe tiparet e fytyrës, hunda e drejtë, buzët sensuale dhe faqet e plota që sygjeojnë shëndetin dhe vitalitetin. Kaptinë në vete është gjithashtu modelimi i frizurës, floket e khyera e të ndara në mes, të cilat janë lidhur në gërsheta dhe lëshohen poshtë shpinës.

Punimi i shtatores se Prizrenit në pozicion vrapimi , hapi elegant e ngadhnjimtarë, shikimi bredhes i syve të shqetësuar më të cilët duket që vajza përcjellë shoqet e saja garuese, si dhe trupi i zhdërvjellët e muskulor janë tipare të atletes, përkatësisht vrapueses me individualitet të theksuar në një garë vrapimi. Pra s’do mend artisti qe e punoj portretin e vrapueses ka qenë i frymëzuar nga lojërat sportive që organizoheshin në antikitet dhe gëzonin popullaritet të madh. Për rëndësinë e tyre flet edhe Plutarku.

Paraqitja e femrës ne pozicion vrapimi për herë të parë shfaqet në ishullin Dellos në vitin 550 para Krishtit dhe shënon revulucion në skulpturë. Vrapusja e Dardanisë, e gjetur në Prizren i takon afërisht fundit të shekullit VI apo fillimit të shek. V para Krishtit.

P. S. Vrapuesen e Dardanisë e kishim ikonë edhe të gazetës së përditshme Dardania Press pasi hynë trupat e NATO-s. Redaksia

   

 

Lini një Përgjigje

Përkthyesja ukrainase gjendet e vdekur në Turqi me qese plastike në kokë

Dardania's runner at the British Museum