in

Berlini kritikon BE-në për ngecjen e integrimit të Ballkanit: Pasoja nëse ia lëmë Rusisë e Kinës

Ministri gjerman Michael Roth shpreson që Portugalia, vendi që mori Presidencën e BE-së nga Berlini në 1 janar do të bëjë që të lëvizë procesi i zgjerimit të Unionit në Ballkanin Perëndimor, një çështje që nuk bëri asnjë përparim në gjashtë muajt e fundit. Ministri gjerman i Shtetit për Evropën nuk e fsheh pakënaqësinë e tij.

“Sigurisht që jam i zhgënjyer që ne brenda BE nuk kemi qenë në gjendje të hedhim hapin tjetër. Sepse ne kemi nevojë urgjente për sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në lojë nuk është asgjë më pak se besueshmëria jonë” tha Roth.

Paqja dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor kanë një rëndësi qendrore strategjike për të gjithë Evropën” vijoi më tej.

Ai është i bindur se BE do të ndërmarrë hapat e ardhshëm në Presidencën portugeze dhe më në fund të mbahen konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

LVV do të punojë me administratën e Joe Bidenit dhe me qeverinë e Izraelit!

Krimi i saj ka tmerruar kombin