in

Kuvendi miratoi Projektligjin e buxhetit të Kosovës për 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme plenare  me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë miratuar buxhetin për vitin 2021.

Pas diskutimeve të shumta, të hënën është votuar në lexim të parë Projektligji për ndarjet buxhetore.

Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro.

Nga projeksionet fiskale, gjithsej të hyrat buxhetore do të jenë 1 miliard e 886 milionë euro, kurse shpenzimet parashikohet të jenë 207.6 milionë më të vogla se sa vitin paraprak.

Nga të hyrat, prej Administratës Tatimore priten të grumbullohen 509 milionë euro, kurse nga Dogana e Kosovës do të inkasohen 1 miliard e 169 milionë euro.

Prej gjithsej shpenzimeve buxhetore, 643 milionë euro janë për subvencione dhe transfere, 625 milionë euro janë paga dhe shtesa, rreth 311 milionë euro janë për mallra dhe shërbime, kurse 34 milionë euro janë rezerva.

Në këtë pjesë të shpenzimeve, 182.4 milionë euro janë paraparë të shpenzohen në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Lini një Përgjigje

15 të lënduar dhe 7 në gjendje më të rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit

Politizimi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut