in

IKSHP bën testime plotësuese PRC në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Doctor's hands in protection gloves holds Testing Kit for the coronavirus test

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHP) bën me dije nëpërmjet një kumtese për media se ndonëse situata epidemiologjike ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve, po vazhdon testimi dhe sensibilizimi i qytetarëve për parandalimin e COVID-19 në Kosovë.

Prandaj ekipet e IKSHPK-së janë organizuar të bëjnë testime plotësuese më 29 dhe 30 dhjetor (sot dhe nesër), prej orës 9:30 deri në orën 13:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Komunikatë për media:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parrandalimin e COVID-19.

Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit.

Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”:

1. Testimi bëhet prej orës 9.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;

2. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;

3. Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.

Duke pasur parasysh rëndësine e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

 

Lini një Përgjigje

KUR UDBA SHET PULA NË LIPJAN

DASH përgëzon Kosovën dhe Serbinë për plotësimin e një pike të marrëveshjes