PDK ka thirrur një konferencë për media, derisa në emër të kësaj partie foli Uran Ismaili. Ai tha se ky vit ishte i rëndë, por që këtij degradimi po i vjen fundi.
“Viti 2020 pa asnjë dyshim ishte i rëndë për ekonominë tonë, ishte vit i rëndë për shëndetësinë, ani pse në vijën e parë të frontit ata s’patën përkrahje nga asnjëra qeveri, ashtu edhe pacientët.
Ishte vit i rëndë për arsimin, sportin, artin të rinjtë e të moshuarit. Vit degradues, dhe qeveritë çdo dështim të tyre ia faturuan pandemisë.
Krijuan kaos institucional, duke shtyrë përpara agjenda partiake, e duke lënë pas interesin e qytetarëve”.
Ai po ashtu konfirmoi lajmin që IndeksOnline kishte publikuar mbrëmë rreth kandidaturës së Hoxhajt si kandidat për kryeministër.
“Është lajm i mirë që këtij degradimi po i vjen fundi, prandaj jam i lumtur që qytetarëve të iu shpalos që kandidati i saj për kryeministër është u.d i liderit të PDK-së Enver Hoxhaj.
Partia më e madhe në vend e do të dëshmohet si e vetmja që di të qeverisë”, tha Ismaili./Indeksonline