in

Hoti e quan gjest të shëmtuar sulmin ndaj mjekëve në spitalin e Prizrenit,

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, reagoi ndaj rastit ku familjarët e pacientëve kanë sulmuar fizikisht infermierët në Spitalin e Prizrenit.

Hoti ka shkruar në Facebook se ky është një gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

“Ngjarja e mbrëmshme në Urgjencën e Spitalit të Prizrenit, ku familjarët kanë sulmuar fizikisht infermierët në detyrë është gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që i kanë sulmuar”, ka shkruar Hoti.

Hoti thotë se mjekët gjatë këtyre muajve kun po përballemi me pandeminë kanë dëshmuar përkushtim dhe duhet të vlerësohen, e jo të sulmohen.

Lini një Përgjigje

Vuçiqi i shkruan Ramës

Kufiri Slloveni- Kroaci, pritjet deri në 10 orë