Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, ka shkruar në llogarinë e tij në Twiter se, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend, Serbia duhet t’i ndjekë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës.
“Në mënyrë që drejtësia të vihet në shërbim të viktimave dhe ta ndërpresë përshtypjen në rritje të mosndëshkimit për autorët në vend dhe rajon, Serbia duhet të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e luftës”, ka shkruar ambasadori amerikan Godfrey