in

Gjykata e Bosnje- Hercegovinës ka paditur nëntë serbë të Bosnjës për krime lufte

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës të premten paditi nëntë ish-anëtarë të ushtrisë dhe policisë serbe të Bosnjës, të cilët akuzohen për vrasjen e të paktën 45 civilëve boshnjakë në Bosnjën Lindore.- Viktima më e re e masakrës ishte 14 vjeç, dhe më i moshuari 85. 

Anëtarët e grupit të udhëhequr nga Milan Tupajiç, 64 vjeç, ish zyrtar i Partisë Demokratike Serbe (SDS) dhe kryetar i Bashkisë së kohës së luftës në Sokolac, akuzohen për pjesëmarrje në përndjekjen etnike nga ushtria dhe policia serbe boshnjake gjatë luftës në BH. 

Në shtator  (1992), ata morën pjesë në sulmin ndaj Novoseoci afër Sokolacit. Ishte një fshat i banuar nga boshnjakët, i sulmuar pavarësisht nga fakti se ata më parë kishin treguar besnikëri ndaj autoriteteve lokale serbe. 

Menjëherë në fillim të sulmit, ata vranë një grua të moshuar, pastaj i ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe, me pretekstin e marrjes së tyre në një shkëmbim, i çuan në një deponi aty pranë dhe i vranë.U vërtetua se 44 të burgosur u likuiduan më pas, trupat e të cilëve u hodhën në një gropë karstike dhe u gjetën dhe zhvarrosën atje pas luftës.

Viktima më e re e masakrës në Novoseoci ishte 14 vjeç, dhe më i moshuari 85.

Lini një Përgjigje

Hajnat plagosën një polic në Veternik

Gjysma e botës është e mbyllur dhe shikoni se çfarë po ndodh në Vuhan: ‘Ne po jetojmë një jetë ndryshe’