in

Hajnat plagosën një polic në Veternik

Një zyrtar policor i Kosovës është plagosur në mëngjesin e së premtes, rreth orës 05:30 minuta, nga disa hajna, të cilët kishin shkuar për ta vjedhur bankomatin e BKTsë në një qendër tregtare në lagjen Veterniku, ka njoftuar Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës. Polici i plagosur është i gjeneratës së re dhe ka inicialet R.M. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimet e nevojshme, me fokus identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen rrethanave.

“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit, për t’iu shmangur kapjes nga policia, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 08:40, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor polici i plagosur është liruar nga QKUK-ja dhe gjendja e tij është stabile”, ka thënë zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Policisë, në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët ishin në veturë, hajnat kanë shkrepur 20 plumba nga kallashnikovi.

Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po i kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po i ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Lini një Përgjigje

Numër rekord i të infektuarve në Gjermani, vdiqën 813 në 24 orët e fundit

Gjykata e Bosnje- Hercegovinës ka paditur nëntë serbë të Bosnjës për krime lufte