in

Hoti: Masat e reja anti-Covid pritet të finalizohen të premten

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie, pas takimit me drejtuesit e odave ekonomike të Kosovës, ka njoftuar se të premten do të dihet se çfarë masash do të marrin në koordinim me institucionet e shëndetësisë dhe me profesionistët shëndetësorë.

“Ka nja tri a katër ditë që jemi duke i diskutuar, sot e bëmë edhe këtë diskutim. Do të vazhdojmë edhe sonte dhe besoj që deri të premten do ta përfundojmë këtë diskutim”, ka thënë Hoti.

Sipas kryeministrit, do të merren për bazë rekomandimet e organizatave ndërkombëtare.

“Jemi duke i diskutuar në bazë të rekomandimeve të ekspertëve dhe organizatave ndërkombëtare duke i parë se çfarë përvoja kanë vendet e tjera. Nuk mund të them tash se çfarë masa do të marrim edhe për qarkullimin edhe për qytetarët nga diaspora. Deri të premten besoj që i finalizojmë konsultimet”, është shprehur kryeministri Hoti.

Lini një Përgjigje

Anulohen terminët për viza pune në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë