in

Polici dyshohet se aksidentalisht vrau vajzën, pastaj qëlloi veten

Policia ka konfirmuar vrasjen e dyfishtë në Prizren. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Durmish Asllani” ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, njofton Klan Kosova. Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit”.

“Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent”.

“Në vendin e ngjarjes janë dalë të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin”, deklaroi Kelani.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka konfirmuar se bëhet fjalë për babë e bijë.

Viktimat janë babë e bijë S.M. dhe B.M., të cilët me kombësi janë ashkalinj.

Dyshimet e para janë se i ati, zyrtar policor ka shtënë me armë zyrtare të zjarrit mbi të bijën.

Lini një Përgjigje

Greqia pesëfishon shpenzimet e armatimit

Kamberi: Serbia do të tronditet nga e vërteta e rastit "Panda"