in

Kryesia vendosi që dy seanca plenare të mbahen të premten

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga  Vjosa Osmani, kryetare, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën përcaktoi agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë.

Kështu, Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të premten, më 18 dhjetor 2020, në orën 9:30, për të votuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.

Në orën 11:00, ndërkaq, në po të njëjtën ditë, do të mbahet seancë e re.

Pas pikave të zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, Kuvendi do të mbajë interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.

Më pas, do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar, si dhe do të shqyrtohet raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019.

Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 202 do të jetë pikë e radhës, për të proceduar tutje më shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe atij të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, për vitin 2019.

Kryesia, në mbledhjen e sotme, procedoi për mendim në qeveri dy nisma legjislative: Nismën Legjislative “Projektligji për plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-094, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-004 për Presidentin e Republikës së Kosovës, si dhe Nismën Legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”,

Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimataria e saj.

Lini një Përgjigje

Agjentët e shërbimit sekret rus helmuan kundërshtarin e Kremlinit

Tucker Carlson president i Amerikës më 2024