in

Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një veture në Lluzhan të Podujevës

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë – Podujevë, në fshatin Lluzhan, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga arma e zjarrit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Prishtinë – Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një veturë e tipit Passat, një person i dyshuar ka shtënë në drejtim të një veture Golf, ku ndodheshin katër persona, nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”, është shprehur Borovci. 

Lini një Përgjigje

Pati një periudhë kur Dardania u shkëput nga Perandoria Bizantine

Shqipëri, 13 të vdekur dhe 661 pozitivë me koronavirus