in

Sulmuesi i armatosur qëlloi në Manhattan, policia e qëlloi në kokë

 Policia vrau burrin që gjuajti me armë zjarri pranë  grupit të qytetarëve, të mbledhur për një koncert të hapur për Krishtlindjeve para një kishe në New York City.

Tre oficerë policie qëlluan gjithsej 15 plumba drejt personit të armatosur, u tha gazetarëve Shefi i Policisë së Nju Jorkut Dermot Shea.”Sulmuesi u plagos në kokë të paktën një herë dhe vdiq,” tha Shea. Policia gjeti dy pushkë në vendin e ngjarjes,  një çantë dhe një bidon të mbushur me benzinë, litar, tel dhe disa thika aty pranë. 

Një reporter i AFP që ishte dëshmitar i incidentit tha se pa një burrë që hapte zjarr nga shkallët e Katedrales Hyjnore St. John the Divine në Manhattan në fund të një koncerti kur dëgjuesit, disa qindra prej tyre, filluan të shpërndaheshin.”Kam dëgjuar dy ose tre krisma të forta”, përshkruan ai. “Shikova lart në shkallët, pashë një burrë që gjuante.” “Unë dëgjova një breshëri armësh dhe fillova të ikja, për të shpëtuar jetën time”.Dëshmitari Martha Stolley tregon, “Ai nuk vuri në shënjestër askënd në mënyrë specifike”, thotë ai, duke bërtitur “më vrit, më gjuaj”.

Lini një Përgjigje

Donald Trump nuk dorëzohet edhe para votimit të Kolegjit Zgjedhor

Shqipëri kujdes, sa herë i duhesh Kosovës duhet të ndodhë diçka tek ti !