Policia e Vlorës ka dhënë detaje për plagosjen që ndodhi pasditen e sotme në Vlorë.
Sipas burimeve zyrtare, afër Gjykatës së Apelit në Vlorë ka ndodhur një konflikt, nga i cili ka mbetur i plagosur 46-vjeçari K.M, me send të fortë në kokë.
Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa Policia ka shoqëruar disa persona.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kane shkuar menjëherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijon veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.


