in

Policia serbe ka arrestuar dy banorë të Podujevës, dyshohet se kanë hyrë në territorin serb

Policia e Serbisë dje ka arrestuar dy banorë shqiptarë të Podujevës, të cilët dyshohet se për shkak të dendësisë së mjegullës mund të kenë kaluar kufirin Kosovë-Serbi dhe të kenë dalë përtej kufirit tonë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, e ka konfirmuar lajmin për dy banorë të Komunës së Podujevës, që janë arrestuar dje nga policia serbe.

“Pas pranimit të informacionit se dje pasdite dy persona afër fshatrave Mirovc-Merdar mund të jenë çorientuar si pasojë e mjegullës dhe mund të kenë dalë në territorin serb, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe është interesuar duke kontaktuar edhe palën tjetër në kufi, ku nga zyrtarët kompetentë të pikëkalimit kufitar me shtetin fqinjë ka marrë konfirmimin nga ta se dy personat shqiptarë të Kosovës janë ndaluar nga autoritetet policore serbe”, është shprehur ai.

Tutje Hoxha ka njoftuar se institucionet përkatëse të Kosovës janë duke e trajtuar këtë rast, porse aktualisht nuk mund të japin informacione të tjera lidhur me këtë ngjarje.

Lini një Përgjigje

Kosovë, 12 të vdekur dhe 462 raste pozitive me koronavirus

14 viktima dhe 788 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri