in

Digjet selia e PS në Shkodër, Voltana Ademi denoncon në Prokurori drejtuesit e Policisë së Shtetit

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka denoncuar në prokurori drejtuesit e Policisë së Shtetit, duke kërkuar “Procedimin penal të punonjësve dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim. Ata nuk ju përgjigjën thirrjes për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”- thuhet në kallëzimin e kryetares së Bashkisë Shkodër.

Ky kallëzim ndaj Policisë është bërë për moszbatim të ligjit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe për cenimin e pronës private e asaj publike.

“Kallëzimi penal është bërë për moszbatim të detyrave që sanksionon ligji për policinë e shtetit në nenet 17, 105, etj., përkatësisht për mos angazhimin në mbrojtjen e pronës publike dhe private; mos ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike; mos parandalimin në përputhje me legjislacionin penal dhe procedural penal; për mos marrje dhe trajtim pranë strukturave përgjegjëse, ankesat e shtetasve, në mënyrë të veçantë kallëzimet penale ose informacionet e dhëna në rrugë të ndryshme për vepra të ndryshme penale”, thuhet në kallëzim.

Protesta e sotme në Shkodër eskaloi në dhunë ndaj institucioneve, konkretisht ndaj selisë së Partisë Socialiste. Më parë kryebashkikja Voltana Ademi tha se Policia ka vepruar me vonesë, duke lënë të kuptohet se ndërhyrja e tyre në kohë mund të frenonte aktet e dhunës.

Lini një Përgjigje

​​​​Zbulohet përkrenarja e rrallë ilire në Kroaci

Kush qëndron prapa vandalizmit të protestuesve në Shkodër