in

Kanadaja miraton vaksinën kundërkoronavirusit

Kanadaja ka miratuar vaksinën e kompanisë Pfizer-BioNTech kundërCOVID-19, duke u bërë vendi i dytë në botë që e miraton këtë vaksinë, pasMbretërisë së Bashkuar.

Autoritetet e shëndetësisë në Kanada e quajtën autorizimin një”moment historik” në luftën e vendit kundër koronavirusit. Agjenciaqë e miratoi vaksinën tha se ajo plotësoi “kërkesat e saj të rrepta tësigurisë, efikasitetit dhe cilësisë”. Vaksina fillimisht është autorizuarpër përdorim tek njerëzit e moshës mbi 16 vjeç. Punonjësit e shëndetësisë dhegrupet e ndjeshme të njerëzve, përfshirë të moshuarit, do të jenë ndër të parëtqë do ta marrin atë.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se vendi do tëmarrë deri në 249.000 doza të vaksinës këtë muaj. Në total, qeveria kanadeze kablerë 20 milionë doza të vaksinës – të mjaftueshme për të injektuar 10 milionënjerëz – me mundësinë për të blerë 56 milionë më shumë.

Të martën, një 90 vjeçare u bë personi i parë në Mbretërinë eBashkuar që u vaksinua me vaksinën e Pfizer-BioNTech.

Rregullatorëtamerikanë kanë konfirmuar se vaksina është 95% efektive, duke hapur rrugën qëajo të aprovohet për përdorim emergjent edhe në këtë vend.

Lini një Përgjigje

Hunter Biden po hetohet për çështje të taksave

Sulm kibernetik ndaj Agjencisë Evropiane të Barnave