in

Osmani dekreton Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike

Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës më 4 dhjetor, është dekretuar nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe tashmë si ligj do të nisë të zbatohet pasi që të publikohet në Gazetën Zyrtare.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, këshilltari i Osmanit, Artan Murati.

“Ligji është dekretuar dje (të shtunën)”, ka thënë Murati.

Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ai është votuar nga 72 deputetë të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq që nuk është përkrahur nga deputetët e subjektit më të madh opozitar, Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ky ligj kap shifrën e rreth 600 milionë eurove.

Lini një Përgjigje

Kosovë, 19 viktima dhe 468 raste pozitive me kornavirus

Trusti: Aplikimi për 10-përqindëshin, vetëm online