in

Vritet një person me armë zjarri në lagjen Dardania të Prishtinës

Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Bashkim Fehmiu”, në lagjen Dardania, në Prishtinë, është vrarë një person me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci. Edhe dorasi edhe viktima janë me nënshtetësi turke, thotë policia.

 “Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën ‘Bashkim Fehmiu’ në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes”, tha Borovci.

Sipas zëdhënësit Borovci, policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili ka kryer vrasjes.

“Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik. Deri më tani policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij”, tha ai

Lini një Përgjigje

Murat Hashani: Kemi bashkëjetuar me problemet e shqiptarëve

Izraeli zbulon testin e Covidit përmes pështymës