Turqia është goditur gjatë së shtunës nga një të tërmet i fuqishëm me shkallën 5.2 pranë rrethit të Gazipasa të Antalias në orën lokale 15:44.
Observatori Kandilli njoftoi shkallën e dridhjes si 5.4, por sipas të dhënave të para tërmeti kishte një thellësi prej 77.58 kilometrash.
Lëkundjet kanë qenë të forta, teksa banorët kanë braktisur banesat e tyre për shkak të frikës.
Sipas raportimeve nuk ka asnjë të lënduar ose humbje jete.