Shkruan Halil Gashi
Rrëfimet tronditëse të Ramë Bradës: Në mesin e shumë të pushkatuarve që Baca Ramë i kujton ishin edhe Hasan Morina, babai i doktor Mahir Morines dhe arsimtarit te vjetër, nder të parët në qytet pas lufte Murat Morinës, pastaj janë vrarë edhe Zeqë Kamberi, Hivzë Deçani, Avdurrahman Shala, babi i veprimtarit dhe te dënuarit politik Ramadan Shalës, Misin Mala, Haxhi Selim Qehaja, Shyqri Gega, Idriz Baleviqi, Ramë Kolica, Brahë Belegu, Jonuz Belegu, të gjithe nga Peja. Pastaj Shaqë Dema i Lybeniqit, Tafë Shabani i Prapaqanit dhe shumë e shumë të tjerë të cilët unë nuk i kam njohtë atëherë..
“Kur kanë hy këtu brigadat partizane, kinse çlirimtare, me 17 nëntor 1944, kanë bërë masakra të pa para, një numër të rinjve i kanë mobilizuar kinse si ushtar e me ta isha edhe unë dhe na kanë mbajt dy muaj në ndërtesën e gjimnazit, kurse burrat më në za që i ka pas Peja, i kanë vjedhë natën, i kanë arrestua edhe ditën për diell , dhe pa gjyq i kanë qu dhe i kanë pushkatu natën në vneshtije pas kodrës se „ Tabjeve“ në vneshtije sipër Gjimnazit dhe ne prroin per Livoshë fshat serb, siper spitalit te mushkrive.
Askush sot e kësaj dite nuk e di numrin e sakët te pushkatuarve, askush sot e kësaj dite nuk ka gjurmuar keto varre masive, mos harroni se ata eshtra atje akuzojnë randë më kishte thenë pra ca vitesh 90 vjeçari nga Peja Ramiz Brada, dëshmitar i gjallë i asaj periudhe.
Përderisa ktheja te shkoj në shtepi, aty para një dyqani të improvizuar ishte Baca Ramë nga Peja, i cili ketë vit iku në amshim. Ai disa herë ka shpalosur me mua kujtimet e tija për ngjarjet e mëdha të cilat i botoja ne mediet e vendit, për vuajtjet e bashkëqytetarëve të tij nën regjimin serb. Kur e takova para atij Dyqani ku akoma atëbotë e ushtronte zejen e samarxhiut, ma priti pak si me zë të lartë „ A e pave çka ndodhi mbramë në lojën me djemtë tanë.(fjalën e kishte për ndëshjën e futbollit në mes të kombëtares shqiptare dhe asaj të Serbisë ku me dron u hodh flamuri kombëtar me foton e Isamail Qemajlit dhe Isa Boletinit). Atyre djemve sokola duhet ditë për nder e gjithë shqiptaria, para 30 mijë çetnikve e mbrojtën si luaj atë flamur me dy burrat e mëdhenj të kombit, ju treguan botës por edhe Beogradit më çetniket e vetë se shqiptaret kah do qe janë janë nje „ dhe disi mu duk se sytë ju meken me lot. U ula pranë tij dhe filluam bisedën . ‚’’’
Kësaj here mu duk se Baca Ramë ishte pak ca i emocionuar, por me një mendje të kthjelltë që do te ia kanë për lakmi shumë te rinë.
“Unë i kam mbush 90 vite, kam përjetuar shumë çka, në rininë time kam përjetuar tmerret e pas luftës se dytë botërore , kur kanë hyrë këtu kinse si çlirimtar partizanët, kur hordhitë serbe vrisnin e prisnin djemtë më të mirë qe i kishte Peja. Unë po t’i rrëfej ty ngase e dijë se ti këto i qetë edhe në gazetë, jam shumë i moçëm dhe nuk dua t’i marr me vette keto kujtime, du ti le ty amanet qe të t’ua përcjellisht brezave te sotëm , të mos e harrojnë kurrë se kush janë armiqtë tanë të përbetuar, ngase po me duket se edhe luftën e fundit dhe tmerret e sajë i kanë harruar, më shumë janë ka shtyhen me njeri tjetrin se kush me u ul në fotele se sa me ndërtua shtetin”, me thoshte ngapak i tensionuar baca Ramë.
Kur kanë hy ketu brigadat partizane, kinse si çlirimtare, me 17 nëntor 1944, kanë ba masakra të pa para, një numër të rinjve i kanë mobilizuar kinse si ushtar e me ta isha edhe unë dhe na kanë mbajt dy muaj në ndërtesën e gjimnazit, kurse burrat më në za që i ka pas Peja , i kanë vjedhë natën , i kanë arrestua edhe ditën për diell , dhe pa gjyq i kanë qu dhe i kanë pushkatu natën, në vneshtije pas kodrës se „ Tabjeve“, ne vneshtije sipër gjimnazit dhe ne prroin për Livoshë, katund serb sipër spitalit të mushkërive. Në mesin e shumë të pushkatuarve që Baca Rami i kujton ishin edhe Hasan Morina, babai i doktor Mahir Morines dhe arsimtarit te vjetër, nder të parët në qytet pas lufte Murat Morinës, pastaj janë vrarë edhe Zeqë Kamberi, Hivzë Deçani, Avdurrahman Shala , babi i veprimtarit dhe te denuarit politik Ramadan Shales, Misin Mala, Haxhi Selim Qehaja, Shyqri Gega, Idriz Baleviqi, Ramë Kolica, Brahë Belegu, Jonuz Belegu, të gjithe nga Peja si Shaqë Dema i Lybeniqit , Tafë Shabani i Prapaqanit dhe shumë e shumë të tjerë të cilet unë nuk i kam njohtë atëhërë. Kemi dëgjuar se një natë ishin ekzekutuar disa veta ne prroin tani sipër Spitalit rajonal dhe kemi shku me baben tim qe të shiqojmë se a mund t’i varrosim për të mos i lënë mbi dhe që korbat t’ua nxjerrin sytë.
Nesër: Si i pushkatonin dhe i hidhnin në përrua


