in

Protesta masive në New York kundër mbylljeve Kovid 19

Qindra njerëz protestojnë mbylljen e një bari që gjindej në “zonën e portokalltë”, që do të thotë zonë e rrezikuar nga kovidi, ndërkaq vetëm një bllok më tutje të gjitha lokalet janë të hapura. Ata u ankuan për shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me kushtetutën amerikane, si dhe për hipokrizi të autoriteve nju-jorkeze. 

Qindra protestues të mërkurën në mbrëmje u mblodhën krah për krah – me gati gjysmën duke injoruar udhëzimet për maska – jashtë një lokali popullor në Staten Island që u mbyll për mosrespektimin e rregullave të shtetit për koronavirusin.

Më shumë se 400 njerëz u mblodhën para Shtëpisë Publike të Mekut në Grant City një ditë pasi Zyra e Sherifit të New York City mbylli tavernën dhe arrestoi një nga pronarët e saj, pas një operacioni të fshehtë që gjeti 14 persona që hanin dhe pinin brenda. 

Thirrjet si “Sherifët të shkojnë në shtëpi”, “SHBA! SHBA!” dhe “F— Cuomo!” jehuan në ajrin e ftohtë, dërsa zyrtarët e zgjedhur dhe folës të tjerë iu drejtuan turmës.

Taverna ndodhet në një “zonë portokalli”, që do të thotë se aktualisht lejohet të shërbejë vetëm për take-out.

“Ajo që pashë natën e kaluar, dhe çka po shohim sot, nuk është amerikane,” argumentoi senatori republikan i shtetit Andrew Lanza, i cili gati u arrestua herët gjatë ditës pasi u përpoq të kalonte sherifët dhe të hynte në lokal.

“Ne shikojmë se si njerëzit po plaçkisin bizneset tona,” tha ai duke aluduar në vandalizmin që ndodhi gjatë protestave të George Floyd.  “Por kur qeveria plaçkit biznesin e tij, pronari arrestohet.”

Lanza gjithashtu pyeti se pse bizneset që ishin vetëm disa blloqe larg, por që nuk ishin në një “zonë portokalli” u lejuan të qëndrojnë të hapura.

“Në njërën anë të kësaj rruge, unë mund t’i prej flokët, ndërsa në anën tjetër nuk mundem”, i tha ai turmës. “Na tregoni pse çdo të dytën ditë i ndryshoni politikat e shkollës. Na tregoni se cila shkencë e justifikon këtë.”

Pronari i lokalit Daniel Presti u mor në pranga të hënën, i akuzuar për pengim të administratës qeveritare. Atij iu dha një thirrje për t’u paraqitur para gjykatës në një datë të mëvonshme. Një barist, një kuzhinier dhe avokati i lokalit gjithashtu u akuzuan.

Lokali është bërë një pikëmbledhëse e famshme në rrethin kryesisht konservator, pasi pronarët e tij e shpallën atë një “Zonë Autonome” më 20 nëntor. “Ne nuk pranojmë t’i përmbahemi rregullave dhe rregulloreve të paraqitura nga Kryetari i Bashkisë së New York City-t, dhe Guvernatorit të shtetit të New Yorkut,” thoshte postimi i kësaj taverne në faqen e saj në Facebook.Që nga ajo kohë, Autoriteti Shtetëror i Pijeve e ndaloi licencën e pijeve alkoolike, por pijetorja megjithatë qëndroi hapur.

Protestuesit të mërkurën bërtitën parulla që dekretonin mbylljen si “komunizëm” dhe bërtitën disa brohoritje pro-Trump.

“‘ Populli ka të drejta! Hap derën, jam i etur!’ bërtiti një protestues.

Një demonstrues, inxhinier softueri që dha vetëm emrin e tij të parë, Felix, dha si shembull tek protestat e George Floyd në të gjithë vendin në fillim të këtij viti.

“Kryesisht ka të bëjë me hipokrizinë. Të gjitha gjërat që ndodhën në protesta – gjërat me BLM (Black Lives Matter) dhe policia janë okej me to. Por përse atëherë duhet që gjithë këto biznese të vogla të mbyllen? Është hipokrizi”, tha ai. The New York Daily News

Lini një Përgjigje

SHBA përkrah SPAK për luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë

Selmanaj kërkon falje publike: Saranda, Besarta, Gramozi janë historia e popullit