Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Kadri Kryeziu deklaroi për Euronews Albania se vota e ish-deputetit Etem Arifi për krijimin e qeverisë Hoti është e ligjshme.
“Unë mendoj se meqë Etem Arifi ka qenë në parlament dhe ka marrë pjesë në votimin e ligjit, vota e tij është e ligjshme”, u shpreh ai.
“Unë nuk kam njohuri se çfarë vendimi do të shfaqë Gjykata Kushtetuese”, tha z. Kryeziu më tej.
Sipas tij nëse gjykata vendos që vota e Arifit ishte e pavlefshme ai tha se situata do të kthehet në pikën zëro.
“Duhet të kthehet në pikën zero, me këtë nënkupton që duhet të kthehet ish-kryeministri Albin Kurti, të kthehet si ushtrues i detyrës së kryeministrit. Seanca duhet të përfundojë sot, ndërsa vendimi duhet të jepet brenda javës”, tha ai.
Vota e kontestuar e ish-deputetit Etem Arifi ka vendosur përballë Vetëvendosjen dhe qeverinë në Gjykatën Kushtetuese.