Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe fituesi i zgjedhjeve për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, janë komentuar në mënyra të ndryshme se si të dytë e kanë përthekuar me duar një lis të moçëm qindravjeçar. Lisi gjendet në fshatin Llugë të Podujevës.
Për t’i hequr të gjitha dilemat është botuar një qartësim në Facebook, në faqen e katundit Llugë, nga e ka prejardhjen Bulliqi.
Postimi i plotë i tekstit:
Foto e realizuar në fshatin Llugë në vendin e quajtur lisi i RRUSTEMIT (Rrustem Balës), ky lis prej shumë kohësh ishte vend takim i burrave të trevës se llapit dhe kuvendonin për çështje nga më të ndryshmet. Ndër burrat që kuvendonin ndër hijet e këtij lisi janë:
RRUSTEM BALA, HAKIF RIMANISHTA, RAMISH LLUGA, MEHMET DYZI, SHEQIR ZHITIA, SHABAN BULLIQI, OSMAN ZHITIA e shumë e shumë të tjerë, burra patriot dhe atëdhetar e të pashoq.
Ne Foto kemi burra që sot shpresën e vetme e kemi tek ata, burra si ALBIN KURTIN dhe SHPEJTIM BULLIQIN, të menqur e me vizion e që dijnë të vlerësojnë dhe të mbahen për trungu tamam të palëkundur pavarsisht furtunave që u sillen vërdallë.

