(Për familjen Gërxhaliu nuk është tepërt që të flitet dhe të shkruhet gjithnjë, prandaj duke u nisur nga rëndësia që rrjedh nga kjo familje, për të kaluarën e hidhet të saj e përzënia nga vendlindja, Resnica, për masakrat që janë bërë në Studime (tani ku jeton familja Gërxhaliu) e pashë të arsyeshme që ta ribotoj këtë shkrim edhe në portalin Dardania Press në shenjë respekti dhe përkujtimi.)
Shkruan: Hilmi Saraçi
Familje e njohur në Kosovë
Familja Gergjaliu nga Studimja e Poshtme (Martiraj), komuna e Vushtrrisë është një familje e njohur, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, për historinë e përjetimeve dramatike dhe tragjike në të kaluerën e hershme dhe të më vonshme nga terrori serb, për luftën dhe martirizimin për çlirimin e vendit nga pushtuesi. Nga e kaluara e hershme shquhet terrori serb gjatë përzënjës me dhunë nga trojet e tyre Toplicë (Sanxhaku i Nishit) 1878 , kur kjo familje me shumë familje të tjera shqiptare u vranë dhe u terrorizuan gjatë përzënjes me dhunë .
Ndërsa e kaluara tjetër e më vonshme ndodhi gjatë luftës çlirimtare 1998- 1999 , kur nga kjo familje ,por edhe nga familje të tjera në fshatin e tyre , Studime e Poshtme (Martiraj), si hakmarrje ndaj shqiptarëve ,u vranë dhe u masakruan brenda një nate 116 burra , pleq, gra , plaka, djem , vajza, fëmijë nga kriminelët serbë. Vetëm nga familja Gergjaliu u vranë dhe u masakruan 36 veta. Në këtë masakër u vra dhe u masakrua Selatin Gergjaliu me 12 antarë të familjes. Kjo ishte njëra ndër masakrat më të mëdha në Kosovë nga forcat kriminale policore dhe ushtarake të Serbisë ndaj shqiptarëvë , respektivisht ndaj familjes Gërgjaliu (më 2 maj 1999) .
Martire për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb
Familja Gërgjaliu ka dhënë mjaft për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nga kjo familje (nga fshati Martiraj) shquhen 15 ushtarë të UÇK-së të cilët luftuan heroikisht deri në çlirimin e vendit nga armiku serb. Gjithashtu shquhen edhe luftëtarët në luftën kundër sundimit otoman siç ishte Xhemail Ahmet Gërgjaliu i cili ishte vrarë gjatë luftës kundër otomanëve. Varri i tij gjendet në Selanik.
Në Luftën e Dytë Botërore kanë marrë pjesë shumë luftëtarë nga familja Gërgjaliu, duke u bashkangjitur arradhave të Shaban Polluzhës. Njëri nga këta luftëtar që u vra heroikisht kundër çetnikve në Pazarin e Ri është edhe Emin Ahmet Gergjaliu.Kjo familje shquhet me shumë , intelektualë , mësues, inxhinierë , agronomë, mjekë, doktorë të shkencave, biznismenë, profesorë të profileve të ndryshme që dhanë dhe japin kontributin e tyre për zhvillimin kulturor , politik, shkencor, ekonomik , arsimor, fetar e të tjera në Kosovë dhe më gjerë. Në këtë fushë vlen të përmendet dr. Shukri Gergjaliu, kontributi i tij si mjek në radhet UÇK-së . Ai gjatë tërë luftës ishte i pranishëm dhe ndihmoi të plagosurit dhe popullatën . Për masakrat në fshatin (familjen) e tij dhe më gjerë nga kriminelët serbë ishte në Tribunalin e Hagës për të dëshmuar kundër kriminelit Sllobodan Millosheviqit..Gjithashtu shquhen edhe Safet Gergjaliu, ekonomist i diplomuar, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës , Fehmi Gergjaliu, inxhinier i diplomuar i makinerisë dhe biznismeni i njohur nga Rudari i.Vogël (Lipjan) Ramadan Gergjaliu. Ka edhe shumë të tjerë ,fatkeqësishtë disa prej tyre u vranë dhe u masakruan nga forcat serbo çetnike gjatë luftës çlirimtare (1998-1999), sidomos në masakrën në Studime të Poshtme (Martiraj), 2 maj 1999…

Familja Gergjaliu e ka prejardhjen nga Malsia e Madhe (Shqipëri)
Familja Gergjaliu e ka preardhjen nga Malësia e Madhe- rrethi i Shkodrës (Shqipëri) .Mbiemri Gergjali mendoj se ka rrjedhë nga i pari i tyre me emrin Gjergj: G(j)ergj+ Aliu = Gjergjaliu. Si duket me përqafimin e fesë islame këtë emer të të parit të tyre janë munduar ta ndryshojnë. Në këtë pjesë të rrethinës së Shkodrës kanë jetuar një kohë disavjeçare, por në kushte të pavolitshme , prandaj me kohë kishin menduar për të migruar në ndonjë vend më të mirë për jetesë. Kështu pas disa mendimeve dhe konsultimeve kishin zgjedhur Toplicën për të shkuar dhe për të filluar një jetë të re në fshatin Resincë.Mirëpo megjithatë disa familje (Gergjaliu) kishin mbetur në Shqipëri.Nga këto familje të mbetura është i njohur Hasan Gergjaliu i cili ishte vrarë në luftën antifashiste. Për trimërinë dhe luftën e tij Salih Mani, një rapsod i njohur, i ka kushtua një këngë që këndohet edhe në ditët e sotit. Nga kjo familje shquhet edhe Fitim Gergjaliu i cili deri vonë ishte pronar i qumshtorës “Gjallica” në Kukës. Mirëpo për të migrua në Toplicë kishte ndikuar edhe Karamahmut Bushati, pashë dhe sundimtar i pashallakut të Shkodrës gjatë viteve 1749 – 1796 i cili kishte luftuar kundër turqëve dhe shquhet për autoritetin e tij patriotik. Ai kishte ndikuar që kjo familje Gergjaliu të shkojë në Toplicë, me qellim të përforëcimit të pozitave të veta politike dhe strategjike , që në këtë kohë kishin filluar të dobësohen… Toplica në këtë kohë ishte mjaft e pasur, prandaj dëshironte që këtë vend të pasur ta populojë me më shumë shqiptarë ..Familja Gergjaliu në këtë pjesë të vendit (Toplicë) me shumë familje të tjera shqiptare kishin filluar të gjallërojnë dhe sigurojnë jetën dhe një të ardhshme më të mirë . Mirëpo pas një periudhe kohore kur kishin krijuar kushte të mira për të jetuar, kishin filluar të qarkullojnë zëra ndjellakeq për shqiptarët (e Toplicës ) – pra edhe për familjen Gergjaliu se në kohën e ardhshme jo të largët do të përjetojnë terrorin e paparë nga pushteti serb, të cilët veç kishin filluar t’i përpilojnë planet e tyre çnjerëzore dhe kriminale për përzënjen e shqiptarëve nga kjo trevë. Kjo kishte marr hov në kohën e krizave lindore, sidomos pas Kongresit të Berlinit (1878)…
Ditë të vështira për shqiptarët dhe për familjen Gergjaliu
Kongresi i Berlinit ishte një e keqe e madhe për shqiptarët, respektivisht për familjen Gergjaliu që jetonte në Toplicë (Resnicë), sepse këto vende të banuara me shqiptarë tani e tutje do t’i takojnë Serbisë.. Në këtë territor që kishte 714 venbanime 70 për qind përbanin shqiptarët, ndërsa 30 për qind ishin të përzier me të tjerë si cincarë , vllehë, serbë, romë. Në korrik të vitit 1878 veç kishin filluar problemet për shqiptarët, respektivisht për familjen Gergjaliu. Në këtë periudhë kohore serbët të përkrahur dhe të inkurajuar kishin filluar planet strategjike për përzënjen e shqiptarëve nga trojet e tyre . Në këtë kohë të turbulltë për shqiptarët dhe për familjen Gergjaliu kishin lindur disa ide dhe përpjekje se si duhet të veprohet dhe çka duhet të ndërmirret në këto çaste dramatike që do të vijnë , të rezistojnë nuk kanë mundësi , prandaj thuhet nga bisedat që pata me antarë të kësaj familje, Gergjaliu, se kryefamiljari Nezir Aga – Gergjaliu ishte përpjekur të gjej ndonjë zgjidhje me pasoja më të vogla, por nuk kishte pasur përkrahje dhe sukses. Nezir Aga – Gergjaliu ishte një personalitet i njohur, me autoritet të përmasave të gjera në këtë anë dhe më gjerë, por edhe mjaft i pasur , sepse me punë e ndjersë dhe menquri kishte krijuar këtë pasuri
Përzënja e familjes Gergjaliu dhe familjarëve të tjera shqiptare nga Toplica
Nezir Aga- Gergjaliu në Toplicë (Resnicë) tani kishte organizuar largimin sa më të shpejt të familjes. Kjo edhe kishte filluar menjëherë , prandaj familja Gergjaliu si dhe shumë të tjera familje shqiptare fillojnë të ikin sa më parë në drejtim të Kosovës . Nezir Aga- Gergjaliu edhe më herët kishte qenë në Kosovë dhe
kishte kontaktuar me njerëz që do t’i shisnin tokë për vendqëndrimin e familjes. Ai e kishte menduar më të keqen që do të vinte në të ardhshmen e afërtë për familjen e tij , prandaj kishte sigurua vendin (e kishte blerë) në Studime të Poshtme, në Pantinë dhe në Ribar të Vogël (Lipjan) dhe një pjesë të konsiderueshme të tokave që do të jetonin në të ardhshmen …Është e dhëmbshme të shpiegohet vuajtja dhe tmeri i përjetuar i familjes Gergjaliu dhe i shqiptarëve gjatë ikjes nga dora kriminale serboçetnike, kështu gjatë këtij egzodi të paparë nga familja Gergjaliu rrugës për në Kosovë , njëra nga gratë shtatzënë e lind një fëmijë (djal) në afërsi të një shtëpie, buzë malit . Në këto momente memzi kishte shpetuar lehona e cila ishte ndihmuar në këto momente, ndersa djali kishte mbetur, kur policia serbe kishte marr një aksion me përmasa të mdha duke vrarë dhe masakruar. Në këto momente tragjike memzi kishin shpëtuar pa u masakruar dhe vrarë shumë antarë të familjes, përkundër asaj se kishin gjoja një shkresë “garantuese” se nuk do të vriten gratë e fëmijtë. Pas shumë vujtjeve dhe mundimesh familja Gergjaliu kishte arritur në Kosovë : në Studime të Poshtme , Pantinë dhe Ribar të Vogël ku edhe kishin fillua të jetojnë dhe të ndërtojnë fshatin dhe ardhmërinë e tyre
Riemërimi i fshatit : Martiraj
Studimja (e Poshtme) si vendbanim është e regjistruar në Muhasebe-i Vilajet-i Rumeli Defteri 1530 (937 h) , në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë me emrin Sudimlje”… Ndersa në regjistrin e manastirit të Deviçit në vitin 1766 përmendet me emrin Studime”… Më vonë pas çlirimit të Kosovës nga Serbia emërtimi Studime është ndrruar dhe fshati është riemërtuar Martiraj në shenjë nderimi dhe përkujtimi për 116 martirë të kombit që u vranë dhe u masakruan nga forcat kriminale policore dhe ushtarake serbe në këtë fshat brenda një nate (2 maj 1999)…
Sipas A.Urosheviqit një kohë paskan jetuar serbët në këtë fshat ,të cilët u paskan shitur tokën muhaxhirëve shqiptarë të ardhur nga trevat e Toplicës. Këta serbë gjatë vitit 1878 kishin lëshuar fshatin” …Nga shqiptarët muhaxhirë përveç familjes Gergjaliu në Studime të Poshtme (Martiraj) u vendosen edhe pjesëtarët e këtyre vëllëzërive : Bacalitë, Bajçincët, Gërgurët, Gubetinet, Kostanicët, Muzaçët , Bunjakët , Pllanalitë , Rashicët, Sogojevët, Spancakët, Sfarçalitë… Disa familje nga Gergjalitë më vonë do të shpërngulen në Vushtrri , Prishtinë, Mitrovicë dhe Turqi (në Adapazar)…
Pas 12 viteve djali i harruar gjatë egzodit gjendet dhe kthehet në Studime të Poshtme ( Martiraj)
Kreu i familjes Gergjaliu , Nezir Aga- Gergjaliu gjithnjë ishte i brengosur për fatin e djalit të mbetur gjatë përzënjes me dhunë nga Toplica, prandaj ishte interesuar dhe përpjekur: mos vallë është gjallë fëmiu i mbetur i posalindur gjatë egzodit të familjes Gërgjaliu, prandaj kishte premtuar shumë para për ata që do ta gjejnë këtë fëmijë. Kështu disa ishin interesuar menjëherë dhe gjatë kërkimit në fshatrat e Toplicës më në fund, kishin has në një fëmijë 12 vjeçar duke ruajtur bagëtinë, i hajshëm dhe i lagur nga shiu që binte…. Pas disa bisedave djali u kishte treguar se nuk ka prindër, jeton në kushte të vështira si bari… Në këto momente ata kishin kuptuar gjatë bisedës që kishin zhvilluar se ai mund të jetë djali që kërkonin . Ata pastaj i kishin thënë se mund t’i gjejnë prindërit e tij. Ai njëherë nuk kishte besuar , por më vonë ishte pajtuar të shkojë me ta dhe t’i gjejë prindërit e vertetë. Pas një udhëtimi e kishin sjellur ne Studime të Poshtme (Martiraj)… Kur e kishte parë nëna e tij menjëherë e kishte njohur, por në këto momente i kishte ra të fikët…. Ishte një moment i prekshëm. Të gjithë kishin qajtur dhe nuk kishin mundur të përmbahen nga gëzimi, por edhe nga dhembja që kishin ndie për peripetitë, vuajtjet, maltretimet që kishte përjetuar djali i tyre 12 vjet-pa përkujdesjen e prindërve dhe të afërmeve të tij.…Nga ky djal tani janë krijuar disa familje Gergjaliu që jetojnë në Studime të Poshtme (Martiraj) dhe dy familje të tjera në Manizë në afërsi të Izmirit (Turqi)…
Ruajtja e traditës dhe afërisë familjare
Në Studime të Poshtme (Martiraj) tani jetojnë 100 familje Gergjaliu, me më tepër se 400 antarë, por vështirë e kanë të harrojnë të kaluarën tragjike që përjetoi familja Gergjaliu gjatë dy periudhave kohore. Tani familja Gergjaliu jeton e qetë dhe punon me përkushtim në kushte të mira , në shtetin e ri të Republikës së Kosovës, ndersa në Pantinë familja Gergjaliu, pas disa viteve të qëndrimit, është shpërngul në qytet (Vushtrri). Tani në Vushtrri jetojnë afër 15 familje. Mirëpo ata tani nuk e mbajnë mbiemrin Gergjaliu, por sipas emrit të fshatit nga u shpërngulen- Pantina…. Ndërsa në Ribar të Vogël jetojnë 21 familje Gergjaliu .Ata e mbajnë mbiemrin gjithnjë Gergjaliu. Nga ky fshat gjithashtu janë shpërngulur disa familje në Lipjan, në Prishtinë…Në Ribar të Vogël , gjithashtu nga familja Gergjaliu kanë dalur mjaft intelektual, njerëz të shkolluar të profileve të ndryshme që kanë dhënë dhe japin kontribut për zhvillimin dhe përparimin kulturor, politik, ekonomik, shkencor e të tjera .Këto familje (Gergjaliu) megjithse jetojnë të ndara në tri lokalitete (fshatra), por edhe në Shqipëri, ata kanë ruajtur traditën dhe afrinë e tyre familjare –Gergjaliu. Vizitojnë njera tjetren , jo vetëm në dasma dhe vdekje , por tradicionalisht siq i ka hije një familje të njohur- ndihmojnë njëra tjetrën në disa fusha të jetës në rast nevoje. Nëpër takime dhe ndeja shpeshëherë , pa dëshiren e tyre përkujtojnë të kalueren e hidhur dhe tragjike të familjes, kur u përzunë nga fshati i tyre Resnicë (Toplicë), me 1878 dhe kur u vranë dhe u masakruan me 2 maj 1999 nga dora kriminale serboçetnike 116 veta…(Marrë nga libri im “Mjegulla – tema të zgjedhura”)