in

Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak

Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se, sot, përfaqësues të Delegacionit të Kosovës, në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, me rastin e rifillimit të gërmimeve.

Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ekspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve.

Lini një Përgjigje

Thirrje për rezistencë ndaj rendit botëror të Kinës

Biden nga sot do të ketë qasje tek informacionet e zbulimit