Tomas Szunyog, shef i Bashkimit Evropian në Kosovë, ka lavdëruar për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale për kryetar në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut. Ato u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe pa tensione të mëdha, ndonëse në kohë pandemie pati numër relativisht të mirë në këtë proces.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, në një postim në Twitter, ka shkruar se përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për një proces të besueshëm zgjedhor dhe për demokracinë.
“I vlerësoj votuesit që morën pjesë në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore në ditën e zgjedhjeve, edhe pse pati kufizime për shkak të COVID-19. Përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për një proces të besueshëm zgjedhor dhe demokracinë. Punë e mirë është bërë edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, ka shkruar Szunyog.