Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, 29 Nëntorin. Në këtë urim Ambasada ka zgjedhur vargjet e shkrimtarit të madh, Naim Frashëri, për të përçuar mesazhin te shqiptarët.
“Me këto vargje frymëzuese nga poeti i madh Naim Frashëri, ne nderojmë Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!”, ka shkruar Ambasada Amerikane.