in

Shpejtim Bulliqi: Dhashë votën për të ardhmen e qytetarëve të Podujevës

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka votuar në shkollën “Ilir Konushevci” të fshatit Llugë. Ai ftoi qytetarët e kësaj komune që të dalin sa më masivisht në zgjedhje.

“E dhashë votën për të ardhmen e qytetarëve të Podujevës. I ftoj qytetarët që masivisht të votojnë për të ardhmen e tyre. Sot të gjithë qytetarët janë të barabartë. Po ashtu, ftoj qytetarët, komisionerët dhe vëzhguesit ta bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë, që këto zgjedhje të përfundojnë në rregull”, ka thënë Bulliqi.

Lini një Përgjigje

Naim Fetahu: Ka shumë të pakënaqur me pushtetin 20-vjeçar në Podujevë

Atiq pas votimit deklaron se pret rezultate të mira nga votuesit