in

Mustafa: 28 Nëntori është ditë e krenarisë kombëtare e shtetërore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka uruar festën e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit.

Sipas Mustafës, shqiptarët mund të krenohen me arritjet që i kanë bërë nëpër të gjitha shtetet ku jetojnë.

 

Urimi i Isa Mustafës për 28 Nëntor:

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, urojë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, gjithandej në trojet e tyre etnike dhe në diasporë për Ditën tonë të Flamurit!

Është kjo Ditë e krenarisë që na bashkon me trashëgiminë e vlerave tona kombëtare e shtetërore.

Shqiptarë sot më shumë se kurrë më parë mund të krenohen me dy shtete shqiptare, me Shqipërinë e Kosovën, me të arriturat e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës; me përfaqësimin e tyre në kryeqendrat botërore.

Le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja! IM

Lini një Përgjigje

28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i krenarisë së popullit shqiptar

U bë inaugurimi i bustit të Gjergj Kastriotit në Katedralen Zoja Ndihmëtare