in

Vjosa Osmani u drejtohet për herë të parë ushtarëve të FSK-së si u.d e Presidentes

Vjosa Osmani do t’u drejtohet për herë të parë ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës për Ditën e Forcës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media.

Përveç Osmanit, fjalim do të mbajë edhe kryeministri i vendit Avdullah Hoti, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, shkruan kosovapost.

“Për shkak të pandemisë COVID-19, të cilën është duke e kaluar edhe vendi ynë, këtë vit mënyra e shënimit të Ditës së Forcës nuk është e karakterit të hapur. Hyrja është e lejuar vetëm për ata që kanë ftesa”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Komunikata e plotë:

Ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës (FSK-së)

Ceremonia do të mbahet me, 27.11.2020, ditë e premte, duke filluar në ora 12:00 në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me fjalimet e tyre do të paraqiten:

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës zonja Vjosa Osmani – me video paraqitje;

Kryeministri i Republikës së Kosovës zoti Avdullah Hoti;

Ministri i Mbrojtjes zoti Anton Quni;

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Për shkak të pandemisë COVID-19, të cilën është duke e kaluar edhe vendi ynë, këtë vit mënyra e shënimit të Ditës së Forcës nuk është e karakterit të hapur.

Hyrja është e lejuar vetëm për ata që kanë ftesa.

Paraprakisht ju falënderojmë për bashkëpunimin.

Lini një Përgjigje

Sot kryhen punime teknike në rrugën “Llapi" në Prishtinë

Për 28 Nëntor, Staten Island frymon kuqezi